Sporti

“Dua të luaj ndeshjet e mëdha”, Foden pas fitores në derbi: Të rëndësishme tre pikët ndaj United

03/04/2024 14:28
nga:E K

Gjithçka nisi në mënyrë perfekt, për “Djajtë” e Manchester United, pasditen e së dielës, por nuk arritën të shfrytëzonin avantazhin e gjetur, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City, duke u mundur me rezultatin e thellë, 1 me 3, në “Etihad Stadium”, për sërish jo të gjithë janë të trishtuar me performancën e “Të Kuqve”.

Një dopietë e “fantazistit” anglez, Phil Foden, si dhe një gol i Erling Haaland mjaftuan ndaj “Të Kuqve”, me 23-vjeçarin vendas, i cili po kalon sezonin e tij më të mirë, te Manchester City, teksa në 40 paraqitjet e zhvilluara deri më tani ka shënuar plot 18 gola, si dhe ka asistuar në 10 raste shokët e tij të skuadrës.

Me përfundimin e sfidës, një koment të shkurtër për mediat e bërë edhe vetë prodhimi i Akadeimësë së Manchester City, Phil Foden, me 23-vjeçarin, i cili u shpreh se ka si qëllim të luajë në ndeshjet e mëdha, teksa është i bindur se është duke e dëshmuar për të gjithë këtë gë .

“Qëllimi im është të luaj në ndeshjet e mëdha. Kjo është ajo që dua të bëj dhe mendoj se këtë sezon po e dëshmoj këtë. Thjesht duhet të vazhdoj të punoj shumë. Unë e kuptoj se çfarë do të thotë për tifozët të fitosh një derbi në ‘Etihad’. Do të thotë gjithçka për mua, të shënoj gjithashtu është edhe më mirë, por rëndësi kishte fitorja në këtë ndeshje”,- u shpreh “ylli” anglez.