Sporti

“Dua të luaj me Barcelonën”, ëndrra e madhe e mesfushorit të Gironës

03/07/2024 11:28
nga:E K

Girona është surpriza më e bukur e këtij sezoni në La Liga. Skuadra katalanase po zhvillon një sezon të mrekullueshëm, teksa pas javës së 27-të renditet në vendin e dytë në Spanjë, me 7 pikë më pak se Reali kryesues.

Aleix Garcia është një nga pikat më të forta të skuadrës së Michel. 3 gola dhe 5 asiste numëron mesfushori me Gironën, ndërkohë që në të ardhmen ëndërron të luajë në “Camp Nou”.

“Do të doja të luaja me Barcelonën, që është skuadra ime e preferuar. Që i vogël bëj tifo për katalanasit. Nuk pendohem që kam folur mirë për Barcelonën, pasi jam një tip i drejtpërdrejtë.

Java e fitores kundër Barcelonës (Girona triumfoi 2-4) ishte e vështirë për mua Pastaj fitorja përballë tyre ishte thjesht… wow!

Kisha një presion shtesë, por gjithçka ndryshoi kur nisi loja. Zhvilluam një ndeshje perfekte”, kujton 26-vjeçari, për të cilin ka kohë që drejtuesit e Barçës e ndjekin me interes të madh.