Sporti

Dua të fitojë Champions League me Chelsean që t’i vërtetojë babait se jam më i mirë se ai

05/29/2021 13:25
nga:E K

Billy Gilmour dëshiron ta ndihmojë Chelsean të fitojë Ligën e Kampionëve të shtunën  dhe më në fund t’i provojë babait të tij se kush është futbollisti më i mirë në familje.

Mesfushori po synon titullin e parë të parë të madh para se të bashkohet me skuadrën e Skocisë për Euro 2020, shkruan GazetaBlic Sport.

“Babai im ende mendon se ai është futbollisti më i mirë në familje”, tha 19-vjeçari Gilmour.

“Që kur isha fëmijë, unë dhe vëllai im i vogël shikonim babanë tim duke luajtur futboll. Ai kthehej në shtëpi dhe thoshte se i kam të gjitha këto medalje”, vazhdoi ai.

“Ai një ditë më pyeti ke fituar ndonjë trofe? Unë ju përgjigja që kisha fituar shumë me të trofe në kategoritë e moshave të reja, kurse ai më tha të pyeta nëse ke fituar trofe në kategorinë e burrave”, tha anglezi.

“Unë atëherë i thash jo, por nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, ai nuk mund të më thotë më asgjë”, përfundoi mesfushori i Chelseat.

/GazetaBlic Sport/