Showtime

Dua Lipa shpallet fituese e çmimit “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022

02/08/2022 22:56
nga:Genita C

Ndarja e çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar po mbahet sonte.

“Brit Awards 2022” do të nderojë me çmime yjet muzikore.

Në mesin e këtyre yjeve gjendet edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua ka rrëmbyer njërin nga çmimet.

Ylli botërorë është shpallur fituesja e çmimit “Artistja më e mirë e zhanrit Pop dhe R&B”.

Lidhur me këtë sukses Dua përmes një postimi në profilin e saj të Instagramit, ka falenderuar të gjithë ata që kanë votuar.

Ajo ka lënë pas emrat e njohur dhe shumë të suksesshëm muzikor si Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)