Showtime

Dua Lipa shfaqet seksi e veshur e tëra në “Versace”

05/26/2022 16:05
nga:G B

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ndonëse është e angazhuar me koncerte në turneun “Future Nostalgia” nuk i lë anash as postimet e ndryshme në rrjete sociale.

26-vjeçarja ka nxitur imagjinatën e fansave të saj përmes disa fotografive që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram ku numëron 83 milionë ndjekës.

Artistja e famshme erdhi elegante, atraktive dhe me shumë stil në një kostum të kombinuar, sytjena, mini-fund dhe çizme të gjata nga marka “Versace”, imazh i të cilës është vet ajo.

Në fotot e reja, krijesja e hitit “Levitating” shihet e ulur mbi një divan po ashtu të “Versace” në të cilin dominon ngjyra e arit.

Përveç imazheve ku dukej joshëse, këngëtarja bashkëngjiti edhe një me dy kreatorët e njohur, Donatella Versace dhe Pierpaolo Piccioli.

Artistja me prejardhje nga Kosova ndërkaq ka vazhduar të mbaj shfaqjen e saj të radhës në kontinentin evropian tash e disa javë.

Përveç kësaj, Dua këtë të premte (27 maj) pritet të lansoi projektin e ri muzikor “Potion”, një bashkëpunim me DJ e njohur Calvin Harris.

Ky do të jetë bashkëpunimi I dytë me radhë për dyshen, pasi në vitin 2018 ata sollën këngën “One Kiss” që u kthye një ndër hitet më të mëdha të tyre.