Showtime

Dua Lipa reagon pas deklaratave për emigrantët shqiptarë në Britani: Më dhemb që flasin kështu

06/04/2023 16:12
nga:G B

Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si sekeretarja e Brenshme Suella Braverman dhe të tjerët kanë etiketikuar emigrantët shqiptarë në Britani. Dua Lipa, e lindur në Londër tha se mënyra se si qeveria ka etiketuar shqiptarët të lëndon.

“Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë përbërëse e qytetit.  Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjemprehtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë’. Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”, tha ajo në një intervistë për “ Sunday Times”.

Kritikat e Dua Lipës vijnë pasi pak kohë më parë sekretarja e Brendshme i etiketoi shqiptarët si “kriminelë” dhe se po “pushtonin” Anglinë.