Showtime

Dua Lipa publikon pamje nga festivali “Rock in Rio”: Natë e paharrueshme

09/13/2022 19:44
nga:G B

Dua Lipa, ka mahnitur me paraqitjen e saj në festivalin “Rock in Rio 2022”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka mbyllur festivalin e famshëm në Brazil.

Ajo ka shpërndarë së fundmi disa video e fotografi, për të dhënë një vështrim nga nata spektakolare.

“Rock In Rio 2022. Faleminderit faleminderit miliona herë. Natë e paharrueshme – e nderuar që mbylla festivalin, performova në natën e fundit”, u shpreh zeshkania.

Në po të njëjtën ditë ka kënduar edhe këngëtarja tjetër me famë botërore, Rita Ora.

Të dy nga vajzat sollën interpretime të shkëlqyera të hiteve të tyre që kanë krijuar ndër vite.

Krahas Lipës dhe Ritës në këtë mbrëmje performuan edhe: Iron Maiden, Guns N’ Roses, Green Day, Justin Bieber, Demi Lovato, Gilberto Gil, Post Malone, Camila Cabello e Avril Lavigne.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)