Showtime

Dua Lipa pozon në Prishtinë pak orë para nisjes së “Sunny Hill”

08/04/2022 18:25
nga:Arsim Buxhovi

Pak orë para nisjes së festivalit “Sunny Hill”, Dua Lipa ka gjetur kohë për relaks.

Ajo ka pozuar duke nxjerr kështu disa fotografi të cilat i ka publikuar në Facebook.

Sonte me fillim nga ora 20:00, në Parkun e Gërmisë do të nis “Sunny Hill”, festival i njohur ndërkombëtarisht, ku do të performojnë emra të njohur të skenës botërore të muzikës e në mesin e tyre do të jetë edhe Lipa.

Ky festival do të zgjas katër ditë deri më datën 7 gusht.