Adele, Ed Sheeran, Little Simz dhe Dave kryesojnë numrin më të madh të nominimeve ndonjëherë në çmimet “Brit Awards”.
Secili artist fitoi katër nominime, përfshirë në kategorinë e re “artisti i vitit” që ka zëvendësuar çmimet “Artisti më i mirë mashkull” dhe “artistja më e mirë femër”, dhe çmimin për albumin e vitit. Çmime të reja janë shtuar këtë vit për të nxjerrë në pah përsosmërinë në zhanre: alternative/rock, hip-hop/grime/rap, dance dhe pop/R&B.
Në mesin e të nominuarve ka disa artistë të njohur të suksesshëm – Dua Lipa shfaqet në kategoritë pop/R&B dhe kënga e vitit. Këngëtarja pop Self Esteem, është nominuar për çmimin “Artisti/ja më i/e mirë”.