Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndarë entuziazmin e saj në prag të nisjes së “Sunny Hill Festival”-it, duke u shprehur se mezi pret të ngjitet në skenë para publikut në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja tha se vizitoi mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë nga afër përgatitjet e fundit dhe vlerësoi punën e familjes së saj dhe të gjithë ekipit që kanë bërë të mundur organizimin e festivalit.
“Jemi rikthyer! Nuk mund ta besoj se do ta nisim edicionin e shtatë të ‘Sunny Hill Festival’-it. Vizitova mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë gjithçka para se të nisë sot dhe jam jashtëzakonisht e emocionuar. Ndihem shumë krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin për gjithçka që kanë bërë për ta realizuar këtë festival”, shkroi Dua Lipa.
Artistja zbuloi gjithashtu se dita e djeshme ishte edhe më e veçantë për të, pasi u bë kumbar.
“Mund të them se lotët nuk më janë ndalur gjithë ditën… Shihemi sonte, Prishtinë”, përfundoi ajo.


