Janë shpallur nominimet për mbrëmjen e çmimeve vjetore, Billboard Music Awards 2022.
Mbrëmja vlerëson prodhimet muzikore më të dëgjuara të vitit dhe ato që kanë qëndruar më së shumti në top listat e Billboard.
BBMA sivjet do të transmetohet direkt nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të dielën e 15 majit.
Çmimet Billboard Music Awards 2022 prodhohen nga MRC Live & Alternative. Robert Deaton është producent ekzekutiv.
E nominuar është edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila është nominuar gjithsej në nëntë kategori.



