Showtime

Dua Lipa gati për koncertin e madh në Indi

08/25/2024 17:20
nga:N K

Fituesja e Grammy-t Dua Lipa ka thënë se është e emocionuar për koncertin në Mumbai, Indi.

Ylli i muzikës, e njohur për këngët si Levitating , Houdini dhe Dance The Night , ndau një postim në Instagram duke shprehur emocionin e saj për shfaqjen e ardhshme.

Dhjetorin e kaluar, 29-vjeçarja ishte në pushime me familjen e saj në Indi, ku ata vizituan Jodhpur, Rajasthan dhe Nju Delhi. Lipa do të mbajë koncertin më 30 nëntor në BKC, Mumbai.

Ajo performoi për herë të fundit në Indi në vitin 2019.