Showtime

Dua Lipa fiton një çmim në “MTV Video Music Awards”

09/13/2024 11:37
nga:N K

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, fitoi çmimin “Best Choreoraphy” në “MTV Video Music Awards”. Ajo e mori këtë çmim për koreografinë më të mirë me këngën “Houdini”.

Dua Lipa ishte e nominuar edhe për dy kategori të tjerja – “Best Pop” dhe “Best Cinematography”, por ato i morën Taylor Swift dhe Ariana Grande.

Në ceremoninë e mbrëmshme dominoi këngëtarja Taylor Swift, e cila mori shtatë çmime – duke përfshirë edhe më të madhin e natës, trofeun për Videon e vitit.