Showtime

Dua Lipa elektrizon sheshin ‘Skëndërbej’ në 110 vjetorin e pavarësisë

11/29/2022 10:06
nga:G B

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka elektrizuar mbrëmë sheshin “Skëndërbej” me performancën e saj.

Ajo ka mbyllur turneun e saj në Tiranë dhe ka festuar 110 vjetorin e pavarësisë së bashku me mijëra qytetarë që kanë sfiduar temperaturat e ulëta vetëm për ta parë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?Dua Lipa ? (@dualipa_albania_fan)


Dua ka kënduar disa nga hitet e saj, duke dhuruar një mbrëmje magjike për të gjithë. Këngëtarja ka uruar në mes të skenës të gjithë shqiptarët për festën e flamurit.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, është shprehur ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?Dua Lipa? (@dualipamyqueen2022)