Showtime

Dua Lipa e lumtur për suksesin e Nora Gjakovës: Edhe një e artë

07/26/2021 21:31
nga:Lorik J

Suksesit të xhudistes nga Kosova, Nora Gjakova i janë gëzuar emra të njohur, mes së cilëve dhe Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar në Instagram, një fotografi ku tregoi që është e lumtur për suksesin e Norës.

“Një tjetër medalje ari për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”, ka shkruar Dua.

Nora Gjakova i siguroi Kosovës një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Xhudistja nga Peja arriti të mposhte rivalen franceze Sarah Leoine Cysique në kategorinë 57 kilogramë.