Showtime

Dua Lipa dhe Romain Gavras i bëjnë gjërat serioze

09/12/2023 18:52
nga:G B

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Romain Gavras po i bëjnë gjërat serioze në marrëdhënien e tyre. Burime për Us Weekly tregojnë se çifti e mbështet njëri-tjetrin dhe përpiqen të kalojnë shumë kohë së bashku.

“Dua dhe Romain janë një çift i shkëlqyer sepse të dy e shtyjnë njëri-tjetrin të bëjnë më mirë. Janë njerëz shumë kreativë dhe e kanë ngritur artin e njëri-tjetrit në një nivel të ri”.

Burimi gjithashtu vuri në dukje se Lipa, 28 dhe Gavras, 42 vjeç, janë “gjithmonë duke qeshur” dhe “vazhdimisht tregojnë dashuri fizike” ndërsa “përpiqen të kalojnë çdo moment së bashku sa të munden”.

“Gjërat po bëhen mjaft serioze dhe të dy janë shumë të lumtur”, tha burimi.