Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa u përfol së fundmi përveç për sukseset e saj edhe për përçarjen e lidhjes me Anwar Hadid.
Sipas disa burimeve nga RadarOnline thonë se ylli i muzikës pop Dua dhe Hadid, kanë vendosur t’i japin fund një herë e mirë lidhjes së tyre dyvjeçare, përcjellë GazetaBlic.
Disa burime për Deuxmoi, thonë për dyshen se ‘ndahen/bashkohen sërish/ndahen/bashkohen’. Por, një burim thotë se kësaj herë dyshja kanë përfunduar lidhjen me të vërtetë.



