Sporti

Tahir Batatina “shpërthen” ndaj Genc Nuzës: Ishte gjyqtari që e vendosi ndeshjen, e shikoi VAR-in vetëm kur i konvenonte

10/23/2021 15:12
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Drita ka triumfuar ndaj Llapit në një ndeshje shumë të rivalizuar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” kanë triumfuar me rezultat 1 me 3.

Të dy skuadrat kanë luajtur me nga një lojtar më pak, pas përjashtimit të Ilir Krasniqit të Llapit dhe Prince Baldes së Dritës, në pjesën e parë.

Astrit Fazliu, Hamdi Namani dhe Simonovski shënuan për Dritën, kurse Shillova nga penalltia realizoi për Llapin.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka hedhur akuza të rënda ndaj gjyqtarit Nuza.

“Mendoj se nuk ka qenë rezultati real, nuk e di kujt po i pengojnë rezultatet pozitive të Llapit. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin, këtë fitore ia dedikoi Nuzës, i cili ishte ai që vendosi takimin. Referimi nuk ishte korrekt, nuk na mposhti Drita, por gjyqtarët. Nuza e di fare mirë se sot ka gabuar. Ai shikoi VAR-in vetëm kur i konvenonte”,tha Batatina.

/GazetaBlic Sport/