Ditën e djeshme, Portugalia luajti kundër Hungarinë në shtëpinë e këtyre të fundit në ‘’Puskas Arena’’.
Një video interesante është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shikohet se si sigurimi nuk e njeh Cristiano Ronaldon në momentin që lojtarët portugez do të hynin në stadium.
Roja i afrohet Ronaldos dhe i kërkon të shohë autorizimin special dhe më pas e lejon të vazhdojë.
Great news for Portugal. Hungarian security have let Ronaldo into the stadium. pic.twitter.com/ecxdq1oYdt
— Tom Kundert (@PortuGoal1) June 15, 2021
Ylli portugez nuk duket aspak i kënaqur nga ky kontroll i cili e shpreh zhgënjimin me mimikën e fytyrës së tij.
Videoja ka bërë xhiron e rrjetit duke u komentuar shumë, por në të tilla situata të komplikuara të gjithë janë të barabartë.


