Sporti

Spanja synon “revanshin” e madh sonte ndaj Italisë

07/06/2021 16:26
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Italisë sonte takohet me Spanjën.

Italia dhe Spanja takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Euro2020, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky mund të jetë një ‘revansh’ për kombëtaren e Spanjës e cilaa pesë vjet më parë u mund nga Italia në Euro 2016 dhe u eliminua nga ky kompeticion.

Pas kësaj, të dy kombëtaret janë ndeshur dy herë në kualifikueset e Kupës së Botës në 2016 dhe 2017, me Spanjën që barazoi dhe fitoi nga një nga ato ndeshje.

Mbetet të shihet se a do të jetë një “revansh” nga Spanja apo Italia do të kalojë tutje.

/GazetaBlic Sport/