Lajme

Nesër mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj personave që sulmuan kryetarin e Pejës

10/26/2024 17:33
nga:Sh R

Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka njoftuar se seanca mbahet nesër nga ora 9:30.

“Nesër duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit”.

“Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”. – ka thënë Nikçi.

Ai tutje ka bërë të ditur se gjatë përleshjes është lënduar edhe shoqëruesi i Muhaxherit.