Lajme

Hyseni: Fryma e fitores gjithandej Llapit e Gollakut, përkrahje e ringritje për fitore!

02/01/2025 20:09
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, u takua me banorët e Orllanit, ku thotë se fryma e fitorës po ndihet gjithandej Llapit e Gollaku, raporton GazetaBlic.

Hyseni thekson se atmosferë e njëjtë, besim e mobilizim për 9 shkurtin tashmë ka në çdo shtëpi e në çdo lagje të Orllanit.

Postimi i plotë:

Mobilizim masiv në Orllan

Fryma e fitores gjithandej Llapit e Gollakut, përkrahje e ringritje për Fitore!

Në një atmosferë të zjarrtë e me besimin e fuqishëm për ndryshim Orllani na priti sonte.

Frymë e njëjtë, atmosferë e njëjtë, besim e mobilizim për 9 shkurtin tashmë në çdo shtëpi e në çdo lagje të Orllanit!

#bëhundryshimi
#votoLDK124
#voto16