Uncategorized

Shtyhet përsëri seanca e gjyqit ndaj Agim Ademit

10/07/2021 12:05
nga:Gazeta Blic

Është shtyrë seanca e gjyqit ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Burimet e Gazetës online “Insporti” bëjnë të ditur se seanca është shtyrë dhe nuk është zhvilluar.

Lënda është në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, tek gjykatësi Sabit Sadikaj.

Seanca e parë e rigjykimit është dashur të mbahej më 24 mars 2021, por nuk ishte mbajtur. Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësje Medije Bytyqi, kishte njoftuar se avokati i Agim Ademit, Labinot Murati, kishte informuar gjykatën se Agim Ademi nuk mund të paraqitej në seancë për shkak të një udhëtimi të planifikuar jashtë shtetit.

Agim Ademi ishte dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dënim i cili iu konfirmua nga Gjykata e Apelit më 26 shkurt 2020. Ndonëse sipas urdhërit të gjykatës Agim Ademi është dashur të shkojë në burg më 18 qershor 2020, ai nuk ishte paraqitur për të filluar vuajtjen e dënimit. Me kërkesë të të të dënuarit për “shkaqe shëndetësore”, vuajtja e dënimit i ishte shtyrë për tre muaj.