Lajme

Lidhja e Bizneseve dhe Këshillit Nacional të Shqiptarëve , diskutojnë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik

09/28/2024 21:35
nga:Sh R

Lidhja e Bizneseve dhe Këshillit Nacional të Shqiptarëve për Nxitjen e Bashkëpunimit Ekonomik. Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj, takoi Kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, z. Nevzad Lutfiu.

Gjatë këtij takimi, diskutimi i dy udhëheqësit u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe inkurajimin e investimeve në sektorët kyç ekonomik, në fokusë Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të kësaj treve.

Bashkëpunimi ekonomik është thelbësor që synon të promovojë zhvillimin ekonomik , sepse është e rëndësishme për të shtuar mundësitë dhe për të ndikuar në rritjen e mirëqenies popullates shqiptare të kësaj pjesë.