Lajme

Kurti kërkon që ta shkruaj statutin e Asociacionit vet, Abdixhiku: E dëmshme kjo vonesë, i thonë sot autonomi

12/22/2023 13:24
nga:N K

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas postimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se kërkon që të shkruaj statutin e Asociacionit vet, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku ka transmetuar se ka dy vite që LDK dhe miqtë e afërt të Kosovës, i kërkojnë “kryeministrit të shtetit të përkohshëm” siç shprehet ai, që të hartojë draftin e statutit të asociacionit, si dokument i brendshëm i Kosovës.

“Ka plot dy vite që ne, LDK, dhe gjithë miqtë më të afërt të Kosovës, që i kërkojmë Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i ulur në karrigen e “kryeministrit të shtetit të përkohshëm”, që të hartojë draftin e statutit të Asociacionit, si dokument i brendshëm i Kosovës. Si obligim ndërkombëtar i Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Brukseli të merret më tepër me Vuçiqin”- Kurti paraqet shtatë pika për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë!