Lajme

Beqa fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë

01/10/2025 11:35
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e tyre është jetike për ndryshimin që dëshirojmë.

Beqa përmes një postimi në rrjetin social facebook, fton mërgimtarët që të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës, dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Procesi i votimit ka nisur, prandaj ju ftoj me respekt të votoni në këto zgjedhje, ku vendoset e ardhmja e Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të zhvilluar. Me përvojën dhe përkushtimin e tij, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë. Bashkë ta çojmë Kosovën përpara!

#PDK131
#BedriHamza1
#HajdarBeqa31