Sporti

Rregullat e ‘Fair Play Financiar’, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi jep komentin e tij

08/11/2021 11:50
nga:Mergim Rreci

Transferimi i shekullit, Lionel Mesi prezantohet tek skuadra e PSG-së.

Sulmuesi argjentinas u prezantua para një numri të madh të gazetarëve, atje ku nuk munguan edhe pyetjet e shumta në drejtim të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Presiedenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi tha se transferimi i Messit është më i madhi dhe më historiku për skuadrën e tij dhe mbarë futbollin në përgjithësi.

Ai foli poashtu për rregullat e Fair Play Financiar, rregulla të cilat thuhej se po thyheshin nga skuadra e tij.

“Ne jemi gjithmonë të vëmendshëm ndaj Fair Play Financiar. Është gjëja e parë që kontrollojmë kur nënshkruajmë me dikë. Unë mendoj se media duhet të përqëndrohet në pozitivet dhe jo vetëm në negativet e këtyre lëvizjeve”, tha ai.