Një dron është kapur duke fluturuar mbi fushën ku po stërviteshin lojtarët e kombëtares braziliane, në qendrën stërvitore Caju, në Curitiba, këtë të martë.
Në vendngjarje kanë shkuar policia ushtarake, roja komunale dhe rojet e sigurisë dhe dyshohet për spiunazh, përcjell GazetaBlic Sport.
Tre burra përfunduan të arrestuar, njëri prej tyre ishte ekuadorian. Në orët e para të së shtunës, Canarinha do të përballet me Ekuadorin, në një ndeshje që numëron raundet kualifikuese për Botërorin 2026.
“Ne punojmë me këtë mundësi [të spiunazhit], pasi në qasjen e parë ai [një nga të arrestuarit] ishte shumë ngurrues dhe nuk transmetonte informacione, madje jepte informacione të rreme për identifikimin”, tha togeri i policisë ushtarake të Paranës duke folur për shtypin brazilian.
Policia mblodhi të gjithë materialin që ishte me treshen. Një nga burrat është brazilian, kombësia e individit të tretë ende nuk është identifikuar.
“Braziliani po drejtonte dronin, ai kaloi pranë lojtarëve. Kur e pa që do ta afronin, ndaloi dronin në një pemë”, shtoi togeri i policisë ushtarake.
/GazetaBlic Sport/