Lajme

Dronët vranë mbi 100 civilë në Sudan gjatë dhjetorit

12/16/2025 16:36
nga:Sh R

Të paktën 104 persona u vranë, përfshirë 43 fëmijë, në sulme të shumta me dronë në rajonin Kordofan të Sudanit që nga 4 dhjetori, tha të martën zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

“Jam i alarmuar nga intensifikimi i mëtejshëm i armiqësive”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, duke iu referuar përplasjeve midis Ushtrisë Sudaneze, Forcave të Mbështetjes së Shpejtë dhe Lëvizjes Çlirimtare Popullore të Sudanit – Veri në Kordofan – një rajon i përbërë nga tre shtete në Sudanin qendror dhe jugor, raporton Reuters.

Ai nuk dha detaje më specifike se kush ishte përgjegjës për sulmet me dronë, të cilat sipas tij goditën spitale, një çerdhe dhe një bazë të OKB-së.