Policia ka gjetur drogë në bodrumin e një banese.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Mitrovicë.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për disa qese që dyshohet se përmbanin substancë narkotike të llojit marihuanë.
Autoritetet e rendit aktualisht janë në kërkim të të dyshuar me ç’rast kanë nisur edhe hetimet.
Është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotropike dhe analoge”.


