Sporti

Drogba shkoi në ceremoninë e Topit të Artë me të dashurën e re, e cila mori të gjithë vëmendjen

10/18/2022 22:00
nga:L J

Drogba sjhkoi dje në ceremoninë e Topit të Artë i shoqëruar nga e dashura e re Gabrielle Lemaire dhe çifti dukeshin shumë të lumtur teksa pozonin për fotografët në tapetin e kuq.

Ish-sulmuesi 44-vjeçar i Chelseat kishte veshur një kostum të zi, por të gjithë sytë ishin te e dashura e tij të re, përcjell GazetaBlic Sport.

Drogba dhe e dashura e tij e re dolën publikisht në fillim të këtij viti, duke ndjekur një garë të Formula së bashku në Arabinë Saudite.

Drogba njoftoi se po ndahet nga gruaja e tij Lalla në janar 2021 pas dhjetë vitesh martesë. Pas takimit në fund të viteve 1990, Drogba dhe Lalla u martuan në vitin 2011.

Drogba dhe ish-gruaja e tij kanë tre fëmijë së bashku – djemtë Isaac (21) dhe Kieran (12) dhe vajzën Iman.

Ja pamjet nga nata e djeshme: