Lajme

Driton Selmanaj, për Albin Kurtin: Kushdo që kryen vepër penale është kriminel

04/26/2021 13:03
nga:N M

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk është normale që të kërkohet drejtësi nga një qeveri që në krye e ka një person që ka kryer vepër penale.

Ai madje ka cituar një deklaratë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me atë se çfarë shkruan në librat e drejtësisë dhe i ka thënë Kurtit se në këto libra po ashtu shkruhet se kush do që kryen vepër penale është kriminel.

“Ne kemi një kryeministër që është me vepër penale dhe na tregon ne se si e cfarë shkruhet në librat e drejtësisë. E nderuar qeveri në librat për drejtësinë shkruan edhe se kush do që kryen vepra penale është kriminel, mirëpo ju po vazhdoni me pas një prijës që ka vepër penale e që në kushte normale është dashtë të jepte dorëheqje”, ka deklaruar Selmanaj.