Sporti

Driton Latifi: Messi më surprizoi më së shumti në Kampionatin Botëror

07/24/2026 21:55
nga:L J

Opinionisti sportiv Driton Latifi ka ndarë vlerësimin e tij për Kampionatin Botëror, duke treguar se cilat kombëtare dhe futbollistë e befasuan më shumë, por edhe cilët nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë.

I ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, Latifi tha se Lionel Messi ishte surpriza më e madhe pozitive për të, pasi nuk e kishte pritur që legjenda argjentinase të arrinte deri në finalen e Botërorit, duke marrë parasysh moshën dhe faktin se aktivizohet jashtë futbollit evropian.

Ai shtoi se kishte besuar se Anglia do të shkonte deri në fund të turneut.

“Për të mirë më befasoi Messi, pasi nuk e kam prit që arrin në finale, pasi luan në një kampionat që nuk është si ai evropian dhe ka një moshë. Kam pas përshtypje që Anglia mund të arrijë deri në fund, Portugalia nuk kam pritur që të bëjë diçka më shumë. Norvegjia dhe Egjipti ishin befasi sipas meje”, deklaroi Latifi.

/GazetaBlic Sport