Sporti

Driton Latifi: Albian Hajdari e ka grintën e liderit, ai dhe Fisnik Asllani mund të jenë liderët e kombëtares në të ardhmen

07/24/2026 21:33
nga:L J

Opinionisti sportiv Driton Latifi ka veçuar dy emra që, sipas tij, mund të udhëheqin Kombëtaren e Kosovës në të ardhmen.

I ftuar në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, Latifi u pyet se kush mund të jetë lideri i ri i “Dardanëve”, ndërsa ai vlerësoi lart Albian Hajdarin dhe Fisnik Asllanin.

“Në fushën e lojës, grintën e liderit e ka dëshmu Albian Hajdari. Ka luajtur edhe i lënduar, ka qenë vetëmohues dhe sakrifikues gjatë gjithë kohës. Ai mund të jetë një prej liderëve të ardhshëm. Në sulm, Fisnik Asllani është një perlë që e ka Kosova, ditët e tij po vijnë gjithmonë e më shumë”, deklaroi Latifi.

/GazetaBlic Sport/