Sporti

Driton Kuka reagon pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit: Gëzuar Kosova ime – gëzuar shqiptarë medaljen olimpike

07/28/2024 20:44
nga:E K

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë për Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Krasniqi u mposht në finale nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhudistja kosovare ishte e pandalshme për gjatë gjithë ditës së sotme duke e fituar duelin e parë pas vetëm 37 sekondave ndaj Ina Maharani, kurse pas saj mposhti me Ippon pas vetëm një minute izraeliten, Geffen Primo.

Në gjysmëfinale, Distria mposhti italianen, Guiffrida në Golden Score pas tri penalizimeve të kundërshtares së saj.

Pas arritjes së Krasniqit reagoi trajneri i saj, Driton Kuka.

Ja postimi i tij:

Drejt medaljes nr 4 Olimpike!
Flm Distria
Gëzuar Kosova ime
Gëzuar Shqiptarë medaljen e radhës Olimpike