Trajneri i njohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku.
Polici kosovar, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë dje në veri të Mitrovicës nga terroristët serbë. Dje në Bajnskë, disa persona të armatosur kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur një polic, një të plagosur dhe dy të lënduar, përcjell GazetaBlic Sport.
Kuka ka shkruar se dje dita filloi me dhimbje, por përfundoi me krenari, pas punës së madhe së Policisë kosovare.
Më poshtë keni reagimin e Driton Kukës:
“Lavdi policit të rënë në krye të detyres!
Dje ishte një ditë që filloj me dhimbje të madhe e përfundoj me krenari për punën dhe përkushtimin e djemve edhe vajzave të Policisë tonë në mbrojtje të atdheut”, shkruan Kuka.
/GazetaBlic Sport


