Sporti

Dritan Shakohoxha kujton perlat e TKZ: Tribunat kështu i bëjnë Tifozat Kuqezi, por FSHF nuk do!

03/20/2025 19:08
nga:Lorik J

Ish komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha ka publikuar disa fotografi, ku shihen Tifozët Kuqezi dhe spektakli i tyre ndër vite në ndeshjet e kombëtares shqiptare.

Së fundmi, FSHF ka njoftuar se më nuk do ndahen bileta për asnjë tifogrup, duke iu pamundësuar atyre një numër të konsideruar biletash për çdo ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga komuniteti shqiptar i futbollit dhe tashmë kanë nisur shumë reagime në rrjetet sociale.

I fundit që ka reaguar me të drejtë është Shakohoxha, i cili postoi këto fotografi, me mbishkrimin: Tribunat kështu i bëjnë Tifozat Kuqezi, por FSHF nuk do!