Showtime

Dritan Abazovic hap sezonin e turizmit në Ulqin me #mayfest

05/02/2022 23:24
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazovic, me anë të një statusi në facebook ka hap sezonin e turizmit në Ulqin

Abazovic, i cili u zgjedh kryeministër javën e kaluar në Mal të Zi, e ka hapur këtë sezon bashkë me njërin prej gastronomeve më të njohur në Kosovë dhe Mal të Zi, Arian Henci.

Ai ka shkruar se #mayfest është një festival që shpërndan kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet.

“Mijëra të rinj në #mayfest në Ulqin që hapin sezonin turistik! Shumë kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet. Mirësevini në vendin e bukurive jo reale! Po, Mali i Zi ??!”, ka shkruar Abazovic.

Kujtojmë se #mayfest në Ulqin është një event që realizohet çdo vit dhe shënon fillimin e sezonit turistik në qytetin bregdetar shqiptar të Malit të Zi.