Skuadra e Feronikelit 74′ ka barazuar sot në udhëtim ndaj Dritës në Gjilan.
Ekipi i udhëhequr nga Zekrija Ramadani ka barazuar pa gola në shtëpi ndaj Feronikelit 74′ të Shefki Kuqit, përcjell GazetaBlic Sport.
Tashmë veç një mrekulli e bën Dritën kampion, teksa Feronikeli merr një pikë të artë për luftën për ekzistencë.
Ballkani në ndeshjen tjetër ka fituar pa problem ndaj Fushë Kosovës me rezultatin 3-0.
Hamidi, Kryeziu dhe Karrica shënuan tri golat për tre pikët.
/GazetaBlic Sport