Sporti

Drita tenton sonte befasinë ndaj Antwerpit

07/21/2022 08:28
nga:L J

Skuadra kosovare, FC Drita do të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, në ndeshjen e sotme ndaj klubit belg, Antwerp.

FC Drita do të takohet me Royal Antwerp me fillim nga ora 19:00 në Belgjikë, në stadiumin “Bosuilstadion”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky duel zhvillohet në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së dytë kualifikuese për UEFA Conference League.

Trajneri i Dritës, Nuhiu është shprehur se di cilësitë e ekipit kundërshtar dhe traditën që kanë – por do të bëjnë më të mirën.

Ndërkohë, trajneri i Antwerpit, Mark van Bommel ka theksuar se Drita ka një ekip të mirë, andaj nuk do ta nënvlerësojnë.

/GazetaBlic Sport