Skuadra kosovare, Drita sonte luan ndeshjen e dytë në UEFA Conference League dhe si kundërshtar e ka ekipin nga Qipro, Omonia Nicosia.
Nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kampioni aktual i Superligës së Kosovës e pret një kundërshtar të fortë.
Omonia është 21 herë kampion i elitës së futbollit në Qipro, 16 herë fitues i Kupës së Qipros dhe 17 herë i Super Kupës.
Vlera e tyre është 16.6 milionë euro në sajtin e njohur “Transfermarkt”.


