Sporti

Drita synon përmbysjen e madhe ndaj Legia, formacionet zyrtare

08/29/2024 18:58
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës sonte do të luajë ndeshjen ndaj Legia Varshavës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FC Drita nga Gjilani sonte synon ta rikthejë rezultatin ndaj Legias nga ora 20:00 në kryeqytet, në ballafaqimin e “Play Offit” të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Poloni, skuadra e Legias triumfoi me rezultatin 2-0, teksa Drita luajti me 10 lojtarë nga për më shumë se një orë lojë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita do ketë përkrahjen masive të “Intelektualëve”, teksa padyshim do jetë fuqi shtesë për djemtë e Zekrija Ramadanit.

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes:

/GazetaBlic Sport/