Sporti

Drita siguron raundin e tretë kualifikues në Conferene League, triumfon ndaj Florianas

07/28/2026 22:31
nga:Mergim Rreci

Drita ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pasi mposhti Florianën me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

Skuadra nga Gjilani zhvilloi një ndeshje dramatike ndaj ekipit maltez, duke arritur të gjejë golin vendimtar në 30 minutat shtesë dhe të vulosë kalimin në fazën tjetër të garës.

Pas këtij suksesi, Drita vazhdon rrugëtimin në Evropë dhe në raundin e tretë kualifikues do të përballet me Tre Fiori nga San Marino.

Ky është një kualifikim i rëndësishëm për klubin gjilanas, i cili mbetet në garë për një vend në fazën play-off të UEFA Conference League.

/GazetaBlic Sport/