Sporti

Drita – Shkëndija, forma e dy skuadrave në 5 ndeshjet e fundit

11/27/2025 16:07
nga:Mergim Rreci

Drita dhe Shkëndija do të përballen sonte në Conference League.

Atmosfera në ‘Fadil Vokrri’ premton të jetë e jashtëzakonshme, me “Intelektualët” e Dritës dhe “Ballistët” e Shkëndijës, që kanë paralajmëruar spektakël me koreografi, këngë dhe ngjyra kuqezi, një ditë para festës kombëtare të 28 Nëntorit.

Por ndërsa në tribuna pritet festë shqiptare, në fushë do të zhvillohet një betejë e vërtetë sportive. Të dyja skuadrat janë në garë të fortë për t’i siguruar pozitat që çojnë në fazën nokaut të Ligës së Konferencës, andaj çdo pikë ka peshë të madhe.

Analizuar formën e dy skuadrave, Drita ka bilanc më pozitiv, duke siguruar 4 fitore nga 5 ndeshjet e fundit, kurse ka pësuar vetëm një humbje.

Në anën tjetër, Shkëndija ka 3 fitore, një barazim dhe një humbje, të cilën e ka në xhiron e fundit  ndaj Arsimit në Maqedoninë Veriore.

/GazetaBlic Sport/