Sporti

Drita shkëlqen ndaj Lirisë, Ballkani triumfon në Drenas, Gjilani merr fitore të madhe ndaj Prishtinës

04/13/2024 16:54
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tre ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Skuadra e Dritës ka triumfuar në ndeshjen ndaj Lirisë, atje ku rezultati përfundimtar ishte 4 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Fitore shumë të rëndësishme, por edhe të ‘vuajtur’ ka siguruar edhe Ballkani ndaj Feronikelit 74, me shifrat përfundimtare që ishin 0 me 2.

Një fitore me shumë vlerë ka siguruar Gjilani ndaj Prishtinës, duke triumfuar me rezultat 1 me 3 në stadiumin ‘Sami Kelmendi’.

/GazetaBlic Sport/