Sporti

Drita – Royal Antwerp, kuotat e basteve i japin pak shpresa skuadrës kosovare

07/27/2022 14:43
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Royal Antwerp është nisur për në Kosovë.

Klubi i njohur belg do të përballet me skuadrën e Dritës, nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0 me 0 në Belgjikë, kurse nesër në ndeshjen kthyese do të mësohet skuadra që do të kalojë në raundin e tretë të Conference League.

Belgët konsiderohen si favoritë për këtë takim, me kuotat e basteve që i kanë dhënë pak shpresa Dritës. Fitorja e skuadrës kosovare konsiderohet me kuotë 7.00, kurse fitorja e mysafirëve me kuotë 1.40.