Sporti

Drita reagon pasi Jashari ftohet nga Kosova

09/06/2021 13:31
nga:E K

Kosova do të përballet me Spanjën në ndeshjen e rradhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja me Spanjën do luhet në “Fadil Vokrri” të mërkuren me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Për ndeshjen ndaj Spanjës është ftuar edhe lojtari i Dritës, Muharrem Jashari.

Pas njoftimit se Jashari do jetë pjesë e “Dardanëve” për ndeshjen e fundit të shtatorit ndaj Spanjës të vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022” ka reaguar klubi i futbollit Drita.

“Jashari pjesë e DARDANEVE

FC DRITA ka kënaqësi të ju njoftojë se futbollisti ynë, Muharrem Jashari është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës”, ka shkruar Drita në Facebook.

/GazetaBlic Sport/