Sporti

Drita publikon video nga zhveshtorja, gati për sfidën ndaj Antwerp

07/21/2022 17:26
nga:Mergim Rreci

Skuadra kosovare, FC Drita do të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, në ndeshjen e sotme ndaj klubit belg, Antwerp.

FC Drita do të takohet me Royal Antwerp me fillim nga ora 19:00 në Belgjikë, në stadiumin “Bosuilstadion”, shkruan GazetaBlic Sport.

Rreth dy orë para fillimit të ndeshjes, Drita ka publikuar një video nga zhveshtorja, ku shiheni gati fanellat e futbollistëve për këtë takim.