Drita dhe Shkëndija do të përballen në xhiron e katërt të ligës në Ligën e Konferencës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kampioni në fuqi i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme, ku ky takim po vlerësohet si festë e futbollit shqiptar.
Dy skuadrat shqiptare do të zbresin në fushë për të dhuruar spektakël, derisa spektakël pritet të ketë edhe në tribuna nga ‘Intelektualët’ në njërën anë dhe ‘Ballistët’ në anën tjetër.
Skuadra kosovare, FC Drita ka publikuar një video të bukur, duke paralajmëruar këtë takim.
/GazetaBlic Sport/


