Sporti

Drita – Prishtina, sot zhvillohet ndeshja e fundit e këtij viti në Superligë

12/24/2025 09:30
nga:Mergim Rreci

Drita dhe Prishtina përballen sot në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të, por nuk ishte zhvilluar në atë kohë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet një përballje interesante në Gjilan, me takimin që luhet me fillim nga ora 13:00.

Kujtojmë që Drita ka një seri pa fitore në Superligë, kurse Prishtina u rikthye tek rezultatet pozitive në xhiron e kaluar ndaj Drenicës.

/GazetaBlic Sport/